“Mr. Bean”, 62-vjet por do bëhet sërish baba
Rowan Atkinson, i cili njihet më mirë për portretizimet e “Mr. Bean”, do të bëhet sërish baba. Ai tashmë ka dy fëmijë nga martesat e mëparshme, Sunetra Sastry, Benin 23-vjeçar dhe 21-vjeçaren Lily. Aktori 62-vjeçar do të bëhet baba edhe i një fëmije me partneren 33 vjeçare, Louise Ford.
Ai me Louisen është lidhur në vitin 2013, kur aktorja u bë e famshme në saje të portretizimit të Kate Middletonit në komedinë “The Windsors” të Channel 4.
“Rowan dhe Louise janë të lumtur që po presin fëmijë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për mediat amerikane.