Dafina Zeqiri për “TMI” flet për vështirësitë e para në karrierë
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ditë më parë dha një intervistë për revistën prestigjioze amerikane “Harper Bazaar”. Por së fundmi, ajo ka dhënë një tjetër intervistë për “TMI”, ku ka folur rreth projekteve dhe karrierës muzikore.
Dafina gjithashtu ka treguar se fillimisht nuk kishte shumë para për të përballuar shpenzimet e studiove dhe videot e këngëve. Kjo e kishte shtyrë këngëtaren të krijonte vetë melodi dhe ti këndonte pa asnjë instrumental, kur pas shumë vitesh performanca të improvizuara, puna e saj u shpërblye.
Sot ajo ka një sukses të madh në Shqipëri dhe Kosovë, por tashmë Dafi po synon edhe njohjen ndërkombëtare. Sapo ka krijuar albumin “King”, tekstet e së cilës janë vetëm në gjuhën angleze. Aktualisht bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa është duke u përgatitur për një turne në SHBA.