Ronaldo bëhet sërish baba, vjen në jetë Alana Martina
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bërë prindër të një vajze. Ky është fëmija i parë i përbashkët i çiftit, ndërsa është i katërti për superyllin e Real Madridit. CR7 është baba i një djali shtatëvjeçar, Cristiano Jr, i cili ka lindur përmes një nëne surrogate. Po ashtu, para disa muajsh, ai u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mate, të cilën lindën po ashtu përmes një nëne surrogate.
Ka qënë vetë Ronaldo që ka ndarë me fansat gëzimin e tij për ardhjen në jetë të Alanës.
“Alana Martina sapo ka lindur! Të dyja, Geo dhe Alana janë mirë! Të gjithë jemi shumë të lumtur!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
Postimin e tij e ka shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët me djalin dhe të dashurën ku bie në sy fakti që Georgina duket mjaft e lumtur në fotografinë e realizuar në dhomën e spitalit me Ronaldon dhe Cristiano Jr.