Një tjetër shqiptar arrin sukses dhe fiton një çmim në “MTV Europe Music Awards”
Në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’ është ndarë një çmim edhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta. Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke arritur të dalë triumfues. Këngëtari shqiptar e ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që votuan për të.
Meta ishte një nga zërat më të miri të këtij viti në “Sanremo” dhe nuk kishte si të mos tërhiqte edhe vëmendjen e evenimentit më të madh muzikor në Evropë. Ermali, me këngën e tij “Vietato Morire”, e cila trajtonte temën e dhunës në familje arriti të “thyente” zemrat e të gjithëve.
Kjo këngë e nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane” në MTV EMA kishte konkurrentë këngëtarët e famshëm italianë, si Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro.
? BIG NEWS ? @MetaErmal è il "Best Italian Act" degli #MTVEMA 2017 ?…e bravi Lupi! pic.twitter.com/If3oWukIfK
— MTV Italia (@mtvitalia) November 12, 2017