Projekti i ri i Gjikos “Papuqe Gucci” jo vetëm një hit muzikor….
Projekti i ri i Gjikos “Papuqe Gucci” ka arritur shifrën e 5.4 milionë klikime. Ky projekt u dallua për klipin tejet të veçantë dhe performancën e realizuar. Por duket se projekti i ri i Gjikos, nuk është vetëm një hit muzikor.
Ky projekt është shndërruar në trend në mesin e fansave, të cilët po publikojnë vazhdimisht video dhe imazhe duke improvizuar me papuçet që i shohin në shtëpi. Të gjitha këto i ka publikuar Gjiko në rrjetin social InstaStory duke u mahnitur edhe vet me kreativitetin e adhuruesve të tij.