Prezantimi i Rita Orës me robdishambër nuk ka kushtuar aspak lirë…
Paraqitja e këngëtares shqiptare në tapetin e kuq të “MTV European Music Awards” mori vëmendje maksimale pasi u paraqit vetëm me robdishambër dhe me një peshqir në kokë. Por e gjitha kjo ishte pjesë e skenarit që u prezantua më vonë sikur Rita nuk kishte arritur të bëhej gati.
Edhe pse unike në zgjedhje, prezantimi i saj me këtë veshje nuk ka kushtuar aspak lire. Nëse nuk kishte investuar në veshje, Rita Ora ka shpenzuar në një tjetër pjesë, atë të aksesorëve. Diamantët që kishte Ora janë të “Lorraine Schwartz” dhe kushtojnë 7.8 milionë dollarë.