Lajme

15 November 2017

Kim Kardashian tregon sa e vështirë është për të fakti që nuk do e lindë vetë ajo fëmijën

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka treguar se përvoja e përdorimit të nënës zëvendësuese për të mbajtur fëmijën e saj të tretë ka qenë “shumë më e vështirë” se sa që priste. 37-vjeçarja tashmë është nënë e dy fëmijëve me Kanye West, por u këshillua që të mos kishte një shtatzëni të tretë për arsye mjekësore, shkruan DailyMail. “Ju e dini, është me të vërtetë ndryshe”, tha ajo për Entertainment Tonight.

“Kushdo që thotë ose mendon se është thjesht rruga e lehtë është krejtësisht e gabuar”.Është shumë më e vështirë se sa prisja”, ka thënë ajo.

Kim tregoi se ishte mirënjohëse ndaj zëvendësueses së saj, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, duke u mbajtur kështu sekret.

“Mendoj se është shumë më e vështirë të kalosh në këtë mënyrë, sepse nuk je në kontroll” pranoi ajo.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com