Dua Lipa me një dedikim të veçantë për stilistin e saj
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në çdo produksion muzikor që ajo sjell duket ndryshe dhe e kuruar deri në detaje. Kuptohet që për dukjen e saj ka një trajtim të veçantë dhe për këtë arsye Dua ka thënë fjalët më të mëdha në rrjetin social për një prej pjestarëve të ekipit të saj.
“I dashur e dua këtë fotografi sepse është në formën më të vërtetë tonën në një restaurant italian duke pirë dhe duke festuar si gjithmonë. Të falënderoj për dy vite shumë të mira duke punuar së bashku. Kjo është për momentet tona të çmendura nga vënia në flakë të xhinseve e deri te xhirimet 14 orëshe në Manolos derisa më janë ënjtur këmbët sikur një shtatzënë tetë muajshe. Të dua”, u shpreh Dua.
Lipa gjithmonë komplimentohet për dukjen e saj interesante dhe meritat i takojnë pikërisht Lorenzo Posocco.