Jennifer Garner dhe Ben Affleck drejt një ribashkimi?
Spekulime të shumta nga fansat por edhe nga mediat online tregojnë se ka shumë gjasa që Jennifer Garner dhe Ben Affleck të rikthehen sërish me njëri –tjetrin. Për shkak se ata janë miq shumë të mire atëherë kjo do ti bënte partnerë idealë.
Edhe pse të divorcuar prej kohësh Ben Affleck dhe ish bashkëshortja Jennifer Garner kalojnë shumë kohë bashkë dhe kjo u ka rënë në sy të gjithëve. Aktori i famshëm sapo ka deklaruar se dita e falenderimeve do ta gjejë sërish në shtëpinë e Jennifer pranë saj dhe sigurisht pranë 3 fëmijëve të tyre. Shpeshherë ata shkojnë të gjithë së bashku si familje për pushime e ndonjëherë shfaqen bashkë edhe nëpër evente të ndryshme si të mos ishin divorcuar kurrë.