Ndahet nga jeta reperi 21 vjeçar amerikan
Reperi Lil Peep, emri i vërtetë i të cilit është Gustav Ahr, ka vdekur nga mbidoza me drogë.
21-vjeçari vdiq mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Chase Ortega.
Lil Peep njihet për këngët “Benz Truck” dhe ‘Awful Things’.
Disa nga personalitetet e muzikës që kanë shprehur keqardhjen e madhe për largimin e tij nga jeta kanë qenë Diplo, Marshmello, Post Malone e të tjerë.