Tuna flet për komplikacionet gjatë lindjes
Altuna Sejdiu muaj më parë është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell në jetë djalin që e ka pagëzuar me emrin, Tian. Por këngëtarja nëpërmjet një seti fotografik të publikuar në rrjetin social Instagram ka rrëfyer për momentet e vështira gjatë sjelljes në jetë të fëmijës.
Ajo është shprehur se brenda tetë orëve kanë ndodhur gjëra që nuk i kishin parashikuar në momentin që po përgatiteshin për lindjen e foshnjës.
“Ky set fotografik së bashku me Norik Uka,lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi ‘plani i lindjes’. Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time, papritur u komplikua e gjithe situate sepse brenda 8 oreve ndodhen gjera qe nuk i kishim menduar as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebes. Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur. Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare…” është shprehur midis të tjerave Tuna.