“Humbur” nga Samanta Karavello këtë të dielë
Këngëtarja e njohur Samanta Karavella vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Së fundmi Samanta është duke u përgatitur për të sjellë një projekt të ri muzikor.
Në llogarinë personale në Instagram ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shkruan “humbur” dhe poshtë saj data 19 nëntor. I menjëhershëm ishte reagimi i fansave, të cilët aluduan menjëherë me pyetje nëse bëhet fjalë për këngën më të re.
Vetë Samanta është shprehur se të dielën do publikohet kënga e saj më e re. Mbetet të shihet, se cila do të jetë befasia e së dielës, që Samanta ka rezervuar kësaj radhe për fansat e saj.