Lajme

17 November 2017

Elgit Doda dhe Klea Huta “përjetësojnë” dashurinë e tyre

||
0 Comment
|

Pasi na ngatërruan disa herë, duke na dhënë sinjale të ndryshme se njëherë ishin bashkë e herën tjetër jo, Klea Huta dhe Elgit Doda pranuan më në fund se ishin në një lidhje dashurie. Që prej asaj dite, edhe pse pak të rezervuar, ata nuk ngurrojnë ta tregojnë në rrjetet e tyre sociale dashurinë që kanë për njëri -tjetrin.

Ishte Klea ajo që para pak ditësh deklaroi se tipari qe e tërhiqte më shumë te Elgiti ishte buzëqeshja. Ndërsa këtë herë ka qënë Elgiti që ka zbuluar diçka të re dhe të veçantë për çiftin simpatik.

Vetë kantautori ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqen duart e tyre me një tatuazh të ri.
Elgiti ka zgjedhur ikonën e mbretit ndërsa këngëtarja atë të mbretëreshës shoqëruar me simbolet përkatëse duke treguar kështu se Elgiti është Mbreti për Klean dhe Klea Mbretëresha e Elgitit. Gjithashtu nga çifti pritet një bashkëpunim i mundshëm sepse shihen shpesh herë në studio së bashku.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com