Gigi Hadid i ndalohet hyrja në Kinë
Shfaqja e Victoria’s Secret, e cila do të zhvillohet në Shangahi, ditën e martë, më 21 nëntor, është përballur së fundmi me një problem të madh. Gigi Hadid, e cila ishte planifikuar të ngjitej në pasarelë së bashku me motrën e saj Bella Hadid, nuk do mund të marrë pjesë në këtë event në Kinë.
Ka qënë vetë modelja 22-vjeçare, e cila përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, ka lajmëruar se nuk do të parakalojë në pasarelën e këtij eventi. Gigi nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën e saj në Kinë.
Por “Page Six” raporton se bukuroshja bjonde, së bashku me disa modele të tjera, janë të ndaluara të futen në Kinë, si pasojë e disa postimeve të bëra në rrjetet sociale, të cilat janë cilësuar si tëpër ofenduese për këtë vend.
I’m so bummed I won’t be able to make it to China this year. Love my VS family, and will be with all my girls in spirit!! Can't wait to tune in with everyone to see the beautiful show I know it will be, and already can't wait for next year! 🙂 x
— Gigi Hadid (@GiGiHadid) 16 novembre 2017