Lajme

18 November 2017

Fituesja e Oscar, Meryl Streep tregon për incidentet që ndryshuan botëkuptimin e saj për jetën

||
0 Comment
|

Fituesja e Oscar Meryl Streep, ka përshkruar me detaje pikëlluese se si njëherë është rrahur nga një sulmues i panjohur, i cili e godiste pandalim derisa ajo luajti rolin sikur kishte vdekur.
Meryl këtë rrëfim e ka bërë në një event të qytetin e New York-ut, duke mos përmendur kohën se kur kishte ndodhur apo fajtorin, por ajo ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të priste derisa goditjet të mbaronin.

Por ajo ka përshkruar gjithashtu një tjetër incident, në të cilin u përfshi për të shpëtuar një tjetër femër, e cila po sulmohej nga një i panjohur. Përsëri, pa identifikuar viktimën, ajo tha se Cher ishte prezente dhe pa gjithë ngjarjen.

“Këto kanë qënë dy rastet kur jam kërcënuar dhe dhunuar fizikisht, nga të cilat mësova diçka rreth jetës që nuk do e dija po mos të më kishin ndodhur këto dy incidente. Ne si gra, e kemi atë disavantazh përmes mijëvjeçarëve që i paraprijnë momentit tonë të tanishëm dhe për shkak të cënueshmërisë sonë, ne parashikojmë rrezik, ne e presim atë”. Ne jemi shumë të alarmuar ndaj saj. Kjo është shumë praktike në gazetarinë investigative por gjithashtu edhe në aktrim”, është shprehur Streep.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com