Jennifer Hudson ndahet dhe kërkon urdhër mbrojtje nga David Otunga
Jennifer Hudson dhe i fejuari i saj, David Otunga i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 10-vjeçare. Ata janë fejuar që prej vitit 2008 dhe mirëpritën ardhjen në jetë të djalit të tyre në vitin 2009.
Për “People”, zëdhënësi i Hudson është shprehur se “Ata kanë disa muaj që janë përfshirë në procesin e ndarjes, madje Jennifer ka kërkuar dhe ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga ish i fejuari i saj. Veprimet e Jennifer janë marrë në interesin më të mirë të djalit të tyre”.
Ndërsa një përfaqësues ligjor i Otunga, ka thënë: “Z. Otunga nuk e ka abuzuar apo sulmuar Znj. Hudson apo djalin e tyre dhe kjo është e padrejtë, veçanërisht në këtë situatë, që ajo po bën pretendime të false kundër ish të fejuarit. Ai po pret me padurim ditën e tij në gjykatë ku pret të marrë pjesën që i takon sa i përket kujdestarisë së djalit”.