Getinjo sqaron thashethemet për lidhjen e Mozzikit me Loredanën
Reperi i njohur Mozzik ka qenë mjaft i përfolur muajve të fundit për jetën e tij private. Ai para disa muajsh u lidh me bukuroshen Loredana Zefi, me të cilën më pas u ndanë për një kohë por që së fundmi u ribashkuan sërish. Gjithçka u komplikua kur Loredana në fillimet e lidhjes, për t’iu shmangur pyetjeve të shumta që kishin të bënin me Mozzikun, u shpreh se reperin në fjalë e ka vetëm djalë daje.
Kjo deklaratë ka bërë që fansat menjëherë të mendojnë se ata kanë lidhje gjaku mes tyre, por kjo gjë del të mos jetë e vërtetë. Në fotografinë që Mozzik publikoi në Instagram pak javë më parë ku shfaqej duke u puthur me të dashurën, fansat kanë komentuar me kritika dhe të habitur rreth faktit se mos ata janë me të vërtet kushërinj. Por së fundmi ka qënë Getinjo, ai i cili ka sqaruar se në fakt, çifti në fjalë nuk kanë lidhje familjare.
“Super janë të dy… vetëm Mozzik e ka “çikë të hallës”, unë s’e kam, unë e kam kunatë”, ka thënë Getinjo.