Serena Williams duket e mrekullueshme gjatë ceremonisë martesore me Alexis Ohanian
Revista prestigjoze “Vogue” ka zbuluar fustanin e mrekulleshëm të Serena Williams në një set fotosh të bëra gjatë ceremonisë martesore me themeluesin e Reddit, Alexis Ohanian.
Fotot e këtij eventi janë publikuar ekskluzivisht nga revista “Vogue”, të cilat tregojnë Williams me një fustan përrallor, i cili i përket firmës së njohur Alexander McQueen dhe ishte dizenjuar nga Sarah Burton.
Dasma e Serena me Ohanian u organizua në “Contemporary Arts Center” në New Orleans, ku kanë qënë të pranishëm familjarë dhe miq të çiftit të njohur.