Ardian Bujupi fiton çmimin “Artisti i ri më i mirë në Ballkan” nga “Bama Music Awards” në Gjermani
Këto ditë në mbarë botën janë mbajtur evente të ndarjes së çmimeve në fushën e muzikës. Pothuajse në çdo ceremoni shqiptarët dolën fitues. Në ceremoninë “MTV EMA”, të cilin e drejtoi Rita Ora, çmim morën Dua Lipa dhe Ermal Meta.
Ndërsa, mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë u mbajt “Bama Music Awards”, ku këngëtari Ardian Bujupi fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë në Ballkan”. Ardiani gjithashtu edhe ka performuar në skenën e “Bami Awards”, ku u paraqit me këngën “Andiamo” të cilën e ka në bashkëpunim me reperin Capital T.