Lajme

21 November 2017

Modelja rrëzohet gjatë sfilatës së Victoria Secret, ja reagimi i saj dhe i publikut

Sfilata e Victoria’s Secret u mbajt dje në Shangai të Kinës, por nuk ka kaluar pa incidente.

Disa modele dhe këngëtarja Katy Perry nuk u lejuan që të hynin shtetin kinez, por ndodhi edhe një e papritur në mes të shfaqjes.

Modelja Ming Xi që po prezantonte një veshje u rrëzua teksa po ecte dhe vëmendja ishte vetëm tek ajo.

Edhe pse ndihej keq, 28-vjecarja e kaloi këtë situatë duke qeshur dhe me ndihmën e koleges Gizele, arriti të ngrihej për të vazhduar sfilatën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com