Ledri dhe Noizy paralajmërojnë ‘bombë atomike’
Ledri Vula dhe Noizy shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të ri.
Dhe, njeriu më krenar për këtë duket se është menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.
Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram.
Në studio shihet me Ledrin dhe Noizyn, dy prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, të cilët më parë kanë pasur marrëdhënie jo të mira.
Por, duket se ndikimi i Shoshit ka bërë që palët të largojnë dallimet e tyre dhe të vijnë me një bashkëpunim të madh për fundvit.