Mariah Carey firmos kontratën me “Roc Nation” për menaxhimin e karrierës së saj
Sipas “Page Six” diva e pop-it, Mariah Carey ka firmosur kontratën me “Roc Nation” për të menaxhuar karrierën e saj, që pas heqjes nga puna të menaxheres së saj, Stella Bulochnikov, në fillim të këtij muaji.
“Mariah po ndërron stafin e saj. Ajo ka marrë njerëz të rinj, asistentë, avokatë dhe Stella nuk ishte aspak e lumtur për këtë situatë”, ka thënë një burim i brendshëm.
Carey po shpreson që kompania e Jay Z, “Roc Nation” ta kthejë atë përsëri në krye të klasifikimeve muzikore.