Big Mama rrëfen historinë e trishtë të emrit të saj
Këngëtarja energjike Big Mama, do ta bënte shpejt për vete publikun me estravagancën në skenë, sportivitetin dhe origjinalitetin që e karakterizojnë. Mbipesha jo vetëm që nuk e penalizoi Big Mamën, por përkundrazi e bëri dhe më interesante në sytë e publikut.
Edhe sot ajo ia dedikon suksesin të gjithë atyre që e kanë përkrahur në çdo kohë, pavarsisht me disa kile më pak ose më shumë. Në momentin që filloi pjesëmarrjen në skenat e garave muzikore shqiptare, të gjithë e kuptuan shpejt që ajo quhej Besiana Kasami.
Së fundmi, Big Mama rrëfeu edhe historinë që e lidh gjithmonë me emrin e saj. Ajo tha se ishte ende shumë e re, vetëm 17-vjeçare, kur njëri prej miqve të saj më të mirë, i ndarë nga jeta tragjikisht, i kishte ngjitur këtë emër: “Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18 vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh. Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta, viti 2004, impakti ishtë i jashtëzakonshëm. Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë”, është shprehur Big Mama.