Chrissy Teigen nuk e fsheh më shtatzaninë
Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që kur Chrissy Teigen bëri publik lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin John Legend ajo përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Snapchat” ka zbuluar barkun e saj të rrumbullakët.
Ylli 31-vjeçar ka shkruar bashkangjitur postimit të saj: “Shumë e emocionuar që nuk do më duhet ta fsheh më. Të gjithëve që jua tregova për herë të parë më thanë se e dinin”.
Modelja ka bërë publike shtatzaninë e dytë duke ndarë në Instagram një video të adhurueshme në të cilën pyeste vajzën e saj, Luna 19 muajshe se çfarë ndodhej në barkun e saj, dhe vogëlushja u përgjigj se ishte një fëmijë.