I mori të dashurin, Bella Hadid nuk mban mëri ndaj Selena Gomez
Pasi Selena Gomez i mori të dashurin Bella Hadid të gjithë menduan se yjet e urrenin njëra-tjetrën. Por supermodelja Bella provoi se nuk ka asgjë tjetër përveç mbështjetjes midis saj dhe këngëtares.
21-vjeçarja i pëlqyer një foto Selenës të postuar në rrjetin social Instagram nga agjencia e saj e modelimit IMG të hënën.
Drama midis tyre nisi kur këngëtaren filloi të dilte me të dashurin e Bellës, The Weeknd. Supermodelja iu përgjigj duke e hequr 25-vjeçaren nga ndjekësit në Instagram.
Të njëjtin veprim bënë më vonë edhe Selena me The Weeknd, ku dukeshin se i prenë të gjitha lidhjet me Bellën.
Por muajin e kaluar Selena dhe reperi u ndanë pas një lidhje 10 vjeçare. Ky i fundit hoqi nga ndjekësit këngëtaren, miqtë dhe famijarët e saj.
Selena është rikthyer përsëri me dashurinë e saj të vjetër Justin Bieber. Ndërsa flitet se nuk janë të vetmit në horizont. The Weeknd është fotografuar jashtë apartamentit të Bellës, por nuk janë rikthyer bashkë. Reperi kërkon përsëri të jetë në krahët e supermodeles por gjithçka mbetet për t’u parë.