Lajme

22 November 2017

Kendall Jenner modelja më e paguar në botë

Modelja e njohur, Kendall Jenner ka arritur të rrëzojë nga froni Gisele Bundchen, duke u shpallur modelja më e paguar në botë pas 15 viteve.

“Mbretëresha e sfilatave” është renditur në krye të listës “Forbes” për fitimet e 22 milionë dollarëve gjatë vitit.

Të ardhurat e 22-vjeçares janë dyfishuar që nga viti 2016, duke e bërë modelen më të paguar të të gjitha kohërave.

Gisele, 37 vjeçe renditet në vendin e dytë me 17.5 milionë dollarë, ndërsa në vend të tretë Chrissy Teigen me 13.5 milionë dollarë. Nuk është e pabesueshme ta shohim Kendall të parën pasi ajo është imazhi i markave të njohura kozmetike apo veshjesh.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë edhe në videoklipin e Fergie, në këngën “Enchante”. Pritet që suksesi i yllit të Reality Show “Keeping Up With The Kardashians” të rritet çdo ditë e më shumë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com