Christina Aguilera emocionon publikun me “I will always love you” të Whitney Houston
Në qytetin e “engjëjve” është mbajtur edhe një ndarje e shpërblimeve prestigjioze “American Music Awards”. Gjatë ndarjes së këtyre çmimeve në Los Anxhelos, këngëtarja e njohur Christina Aguilera ka kënduar një këngë kushtuar këngëtares së ndjerë Whitney Houston.
Interpretimi i këngës “I will always love you” ishte aq i fuqishëm, sa që të gjithë të pranishmit u emocionuan pafund.
Whitney Houston, një këngëtare e dashur për të gjithë, u gjet e vdekur më 11 shkurt 2012 në banjë, në Beverly Hills,Kaliforni. Vdekja e saj koincidoi me ndarjen e çmimeve Grammy 2012. Thuhet se këngëtarja kishte përdorur mbidozë të kokainës.