Georgina Rodriguez i rikthehet palestrës, por nuk iu shpëton kritikave
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, s’ka shumë kohë që ka lindur dhe ka nisur stërvitjet në palestër. Ajo ka publikuar një video nga stërvitja e saj në rrjetet sociale.
Georgina ka lindur para nëntë ditësh, por ajo është mjaft e interesuar të rikthejë linjën e saj trupore. Disa nga komentuesit në rrjetin social mirëpritën rikthimin e Georginas në palestër, por pati shumë prej atyre që nuk hezituan të adresojnë edhe kritika.
“Unë më shumë do të kaloja kohën me foshnje”, ka shkruar një ndër komentueset.