Lajme

23 November 2017

“Varrosja” e Ylli Limanit në klipin “Dritat” ka krijuar makthe edhe tek vetë këngëtari

||
0 Comment
|

“Dritat”, kënga më e re e publikuar pak ditë më parë nga Ylli Limani dhe 2po2, nuk ka kaluar pa u komentuar nga publiku i gjerë. Ishte vidioklipi mjaft i veçantë ai që tërhoqi edhe më tepër vëmendjen.

Kantautori i njohur, së bashku me produksionin e këngës, vendosën që këtë herë të vinin në një stil të ri, pak më të guximshëm dhe më “të rrezikshëm”.

Projekti në bashkëpunim me 2po2 është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve dhe nga kolegët e tyre artistë, por në prapaskena, siç ka treguar edhe së fundmi Ylli, nuk ka shkuar çdo gjë mirë.

Një prej skenave më të sikletshme ishte ajo e “varrosjes” së këngëtarit në klip, e cila jo vetëm që nuk i pëlqeu aspak familjes së Yllit, por pati pasoja për disa ditë edhe tek ai vetë.
Ylli tregon se ka pasur frikë në momentin e regjistrimit të skenës, por edhe në fazën e post produksionit ai ka përjetuar makthe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com