Emocionuese arsyeja pse Robert Aliaj lyen thonjtë me manikyr
Artisti i njohur, Robert Aliaj është gjykuar shpesh për pamjen e tij, duke nisur nga veshja e duke përfunduar tek lyerja e thonjve me manikyr të zezë.
Së fundmi, ai sqaroi përse e bën këtë gjë dhe është tepër emocionuese. “Duhet të jesh vetvetja, jo patjetër sic të kanë thënë se duhet. I lyej thonjtë dhe e adhuroj këtë gjest se m’i lyen vajza,” ka thënë ai.
Roberti ka treguar se nuk i pëlqen të bëjë dicka se është në modë, por i lyen se është një mënyrë për të dalë jashtë kornizave shoqërore.
Gjithashtu ai foli për veprën e tij të fundit, album fotografik ‘Tirana Horizontale’ që tregon Tiranën dhe transformimin e shoqërisë ndër vite.