Lajme

23 November 2017

Videoja që u fut në tansmetim në mënyrë të mistershme 30 vite më parë

Një incident i çuditshëm i ndodhur në vitin 1978 në televizionin amerikan WGN nuk ka gjetur edne shpjegim. Ndërsa transmetohej një emision sportiv, në transmetim u futën pamjet e një njeriu që dukej i çekuilibruar.

Pamjet u mbajtën në ekran për 25 sekonda në atë kohë, por askush nuk mundi të shpjegonte se si mund të hynin pamje të tilla krej papritur në mes të emisionit.

“Nëse po e vrisni mendjen se çfarë ndodhi, atë po bëj edhe unë”, tha gazetari Roan pasi pamja e tij u rikthye në ekran.

Rasti që është cilësuar si një nga hakerimet më të pazakonta në histori është ai i Max Headroom. Dy stacionet në fjalë u bënë shënjestër e dikujt që mesa duket kishte për qëllim të tallej, por duke pasur miliona spektatorë.

Ndërsa një orë më pas e njëjta gjë ndodhi edhe në WTTW gjatë transmetimit të serialit “Dr.Who”.

Ndërsa në ekran u shfaq paritur një njeri me maskë, në sfond dëgjoheshin klithma që të bënin të mendoje për një njeri që po vuante.

“Sapo bëra një një kryevepër për të gjithë idiotët e mediave të botës”, thuhet në një moment.

“Po vijnë, më janë vënë pas” thotë ai në fund, ndërsa një person i dytë me prapanicën e zbuluar shfaqet në ekran. Tetë sekonda më vonë, sinjali u kthye. Robert Strutzel, në atë kohë inxhinier në television, tha se “duhen pajisje të sofistikuara për një ndërhyrje të tillë”. Edhe FBI në atë kohë nisi një hetim, por gjithçka rezultoi e pafrytshme. Ai filmim 25 sekondësh mbetet mister edhe sot./tematv/

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com