Lajme

24 November 2017

Angelina Jolie vështirëson procedurat e divorcit me Brad Pitt

||
0 Comment
|

Angelina Jolie po e vështirëson së tepërmi procedurën e divorcit me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt. Një burim i brendshëm për revistën “In Touch Weekly”, ka raportuar se 14 muaj pasi Joli dorëzoi kërkesën për divorc dhe kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, Pitt i ka ofruar Jolie një shumë parash në mënyrë që martesa e tyre të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Brad i ka kërkuar avokatit të tij t’i japë Jolie çfarëdolloj shume parash që ajo dëshiron në mënyrë që të përfundojnë divorcin, pavarësisht se ata kanë të firmosur një çertifikatë paramartesore”, ka thënë burimi.

Sipas burimit, Pitt dëshiron që t’i japë Jolie gjysmën e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarësh por këto duken se nuk janë mjaftueshëm për Jolie.
“Jolie ka hedhur poshtë çdo ofertë montare”, ka shtuar burimi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com