Lajme

24 November 2017

Bella dhe Drake ndërpresin çdo komunikim me njëri – tjetrin

||
0 Comment
|

Flirti i supozuar së fundmi mes Bella Hadid dhe Drake ka marrë fund para se të fillonte siç duhej.
“US Weekly”, raporton se supermodelja 21-vjeçare dhe muzikanti nuk kanë më komunikim mes tyre pasi ai është zhdukur duke i dhënë fund romancës së shkurtër përmes një mesazhi, një muaj pasi ata nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Çifti nisi të shoqërohej në tetor, një vit pas ndarjes së Bella nga The Weeknd por tashmë përflitet se gjërat kanë marrë fund mes dyshes.
Ndërkohë që disa burime raportojnë se Bella dhe Drake ishin një çift, shumë të tjerë e hedhin poshtë këtë pretendim duke thënë se ata ishin thjesht miq.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com