Katy Perry “hakmerret” ndaj Selena Gomez
Katy Perry është parë në shoqërinë e The Weekend gjatë javës që shkoi, duke krijuar në këtë mënyrë thashetheme për një romance të re.
Por sipas një burimi të afërt me këngëtaren Katy Perry, kjo darke ishte e menduar dhe e qëllimshme.
Burimi ka thënë për “The Sun”, se Katy doli në darkë me The Weekend, i cili është ish i dashuri i Selena Gomez, për t’ju hakmarrë asaj sepse ajo asnjëherë nuk harron.
Katy ishte ndjerë e turpëruar kur Gomez kishte dalë me Orlando Bloom gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me të.