Çiljeta dhe Alban Hoxha bashkë për ditëlindjen e futbollistit
Për herë të parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka dalë hapur me portierin e “Partizanit” dhe të kombëtares shqiptare të futbollit, Alban Hoxha.
Ajo është parë mjaft elegante në festën e organizuar këtë të enjte me rastin e 30-vjetorit të Albanit, ku shihen duke festuar me miqtë e tyre të ngushtë.
Alban Hoxha, portieri i Partizanit, ka festuar dje 30-vjetorin e lindjes, të cilin e ka kaluar mes miqve të mirë.
Duket se tashmë Çili dhe Albani ndihen të sigurtë në lidhjen e tyre, duke mos u fshehur më.