Përdhunoi vajzën shqiptare, dënohet me burg Robinho
Sulmuesi brazilian i Manchester, Robinho, është në telashe të mëdha. Ai është dënuar me 9 vite burg nga një Gjykatë e Milanos në Itali pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze shqiptare 22 vjeçare në një diskotekë në kohën kur lojtari luante me kuqezinjtë.
Robinjo, tashmë 33 vjeçar akuzohet se e ka kryer aktin së bashku me pesë persona të tjerë dhe ngjarja për të cilën është dënuar ka ndodhur në vitin 2013. Ndërkohë ai ka pretenduar pafajësinë me anë të avokatëve, por vetë nuk është paraqitur në gjyq. Pas vendimit të marrë për 9 vite burg futbollisti ka të drejtë të apelojë dy herë. Megjithatë gjithsesi ai është i mbrojtur nga burgu nëse nuk largohet nga Brazili, pasi ky vend nuk pranon ekstradimin e qytetarëve të vet.