Selena Gomez shpallet “Femra e Vitit ” nga Billboard
Selena Gomez ka patur një vit të mbushur me ngjarje, duke publikuar këngë të reja, duke u konsideruar si personazhi më i ndjekur në Instagram, gjithashtu u përfol së tepërmi në media për dhënien fund të romancës së saj me The Weeknd dhe për ribashkimin e saj me ish të dashurin, Justin Bieber.
Viti i Selenës sa vjen dhe bëhet më i bukur pasi ylli i “Disney” është emëruar së fundmi nga Billboard “Femra e Vitit”. 25-vjeçarja ka festuar titullin duke pozuar për këtë revistë.