Lajme

27 November 2017

Nicole Scherzinger: Lewis Hamilton egoist gjatë lidhjes sonë

||
0 Comment
|

Nicole Scherzinger e ka kritikuar ish-të dashurin e saj, Lewis Hamilton, duke thënë se ai ka qenë egoist gjatë lidhjes së tyre. Këngëtarja dhe piloti i Formula 1 kanë pasur një lidhje shtatëvjeçare së bashku deri në vitin 2015.

Në një intervistë për revistën “Fabulous”, 39-vjeçarja ka theksuar se derisa ajo ka dhënë gjithçka për lidhjen e saj, të njëjtën gjë nuk e ka marrë nga ish-partneri.
“Si femra ne kemi prirje për ta dashur personin tjetër dhe të japim gjithçka. Mirëpo, ndodh që personi tjetër ka prirje që të jetë shumë egoist, duke menduar vetëm për veten dhe për atë që është më mirë për të, kurse ne ndërkohë e japim maksimumin”, është shprehur këngëtarja.

Anëtarja e jurisë së ‘X Factor’ ka pranuar se e ka pasur të vështirë ta ndërpresë lidhjen me Hamilton, sepse nuk mund ta pranonte se kishte marrë fund.
“Ka të bëjë me mënyrën si reagon dhe si i pranon apo nuk i pranon gjërat. Duhet të mësohesh të largohesh. Unë isha në atë lidhje për rreth shtatë vite. Dhe nuk më pëlqen të dështoj në asgjë. Mirëpo, ndonjëherë nuk e kuptojmë se diçka thjesht nuk është e shkruar të ndodhë”, ka vazhduar më tej Nicole.

Këngëtarja aktualisht është në lidhje me tenistin 26 vjeçar, Grigor Dimitrov. Ajo ka thënë se e ka të vështirë që të dashurohet sërish, mirëpo nëse ndodh kjo do të dëshironte të martohej me të dashurin aktual.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com