Lajme

27 November 2017

Vetëm një ditë larg zbulimit të “Dhuratës”, së Miriam Canit dhe Alban Skënderaj

||
0 Comment
|

Pas pauzës për një periudhë të gjatë, për shkak të përkushtimit ndaj vajzës së saj, këngëtarja Miriam Cani është rikthyer fuqishëm në skenë. Ajo vetëm pak ditë më parë publikoi projektin muzikor të titulluar “Meteor”, këngë kjo e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Por, Miriam në një intervistë të dhënë paralajmëroi edhe një duet me bashkëshortin e saj, kantautorin Alban Skënderaj, i cili do të jetë bashkëpunimi i tretë mes tyre. Ajo e ka cilësuar si kënga më e rëndësishme në karrierën e tyre sepse pjesë e klipit do të jetë edhe vajza e tyre, Ameli.

Së fundi ka qënë Alban Skënderaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram ka njoftuar se kënga do të mbajë titullin “Dhuratë” dhe do të publikohet të martën, më 28 nëntor.

Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen "DHURATA" jone per ju ❤ #DHURATA ##28NENTOR

Un post condiviso da Alban Skenderaj (@albanskenderaj) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com