Bella Thorne në krahët e Patrick Schwarzenegger
Ata janë çifti protagonist në filmin e ardhshëm “Midnight Sun”. Në poster djali 24-vjeçar i Arnold Schwarzenegger në një dorë mban timonin e një varke, dhe me dorën tjetër përqafon Bella.
Filmi ka regjisor Scott Spee, dhe është një ribërje e filmit japonez të 2006, “Taiyo no Uta”, për një vajze adoleshente me çrregullime gjenetike.
Për shkak të kushteve të saj, ajo nuk mund të dalë në diell dhe i duhet të jetojë natën. Në posterin e versionit amerikan të filmit, Patrick, i cili aktualisht është i lidhur me modelen Abby Champion, dhe Bella shfaqen në diell.