Bella Hadid befason me fustanin e saj tejet elegant
Bella Hadid gjithmonë habit me linjat e saj perfekte në çdo dalje publike. Kësaj here, Bella ka habitur me një fustan të kuq lëkure, shumë të ngushtë, dhe mjaft provokues në pjesën e gjoksit.
Përveç këtyre cilësive, fustani është edhe tejet i çarë në pjesën e këmbëve, dhe Bella ka zgjedhur ta kombinojë me një palë sandale të zeza. Ky ka qenë look-u i modeles për party-n e Victoria’s Secret në Nju Jork, pasi modelet u kthyen nga udhëtimi në Shanghai.