Margot Robbie sensacionale në “Good Morning America”
Margot Robbie duket sensacionale në emisionin “Good Morning America” në Nju Jork. Ajo u shfaq e buzëqeshur dhe me një look interesant, ku binte në sy mini-fustani i firmës “Givenchy” që është prezantuar gjatë showt të modës për vitin 2018.
Robbie së fundi është duke marrë pjesë në xhirimin e filmit të saj të fundit ‘Tonya,’ i cili ishte edhe arsyeja pse aktorja mori pjesë në emision. Në projektin e saj të fundit ajo luan rolin e Tonya Harding, e cila ishte përfshirë në sulmin e vitit 1994 kundër Nancy Kerrigan.
Për t’u përgatitur për rolin, ylli australian nuk ka dashur të takojë Nancyn e vërtetë në jetë, e cila është marrë me patinazh. “Dua të mbaj distancë prej saj. E di se edhe nëse e takoj dhe e pëlqej, unë kurrë nuk do ta luaj këtë rol siç duhet”, ka pohuar aktorja. Filmi “Tonya” do të shfaqet në kinema më 8 dhjetor në SHBA dhe më 23 shkurt 2018 në Britaninë e Madhe.