Mariah Carey pas ndarjes nga James Packer, kërkon dëmshpërblim për “sëmundjet shpirtërore”
Këngëtarja Mariah Carey pas ndarjes nga miliarderi James Packer ka kërkuar prej tij 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak të “sëmundjeve shpirtërore”.
Pas negociatave disa mujore, diva pranoi të ulë shumën e kërkuar për dëmshpërblim në rreth dhjetë milionë dollarë, por si pjesë e dëmshpërblimit përfshihet edhe unaza të cilën e kishte marrë nga Packer. Mariah e do aq shumë atë diamant saqë kishte vazhduar ta mbajë edhe disa muaj pas ndarjes.
Ylli nga biznesmeni australian po kërkon kompensim sepse ajo kishte lëvizur nga Nju Jorku në Los Anxhelos për të qenë me të dhe anuloi një pjesë të turneut të saj në Amerikën Jugore. Përveç humbjes së parave, ajo dëmtoi edhe karrierën për shkak të Packer.