Lajme

05 December 2017

Rita Ora përkrah emrave të njohur në “British Fashion Awards”

||
0 Comment
|

Superylli shqiptar, Rita Ora, është pare në shoqërinë e emrave më të njohur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës, “British Fashion Awards”. Bukuroshja nga Prishtina mori pjesë në mbrëmjen gala,e cila u mbajt në Londër.

Rita në këtë mbrëmje u shfaq me një fustan shkëlqyes ngjyrë ari, i hapur në gjoks që evidentonte dhe më tepë  linjat e saj. Floku i saj i kuruar dhe makijazhi i thjeshtë e bën Ritën të shkëlqejë. Në fotot e publikuara Rita shihet në shoqërinë e  kampionit të arteve të përziera marciale (UFC), Conor McGregor. Rita dhe McGregor duken mjaft bukur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa McGregor duket mjaft “afër” bukuroshes shqiptare.

Në imazhe të tjera shihen edhe McGregor me Hamilton afër Ritës, e cila shoqërohet edhe nga Jordan Dunn dhe supermodelja, Irina Shayk. Në këtë mbrëmje, nuk ka munguar as Donatella Versace, dizenjatorja e njohur e brendit “Versace”, që po ashtu ka pozuar me Rita Orën dhe Hamiltonin.

#fashionawards with @ritaora @lewishamilton and @thenotoriousmma! ???

Un post condiviso da Donatella Versace (@donatella_versace) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com