Xhensila Myrtezaj ironizon portalet që sipas saj japin lajme të pavërteta për të
Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, sërish ka ironizuar mediat shqiptare me lajmet që ata publikojnë për të. Bukuroshja e cila zuri kryetitujt e mediave këtë vit për martesën e saj me komedianin, Bes Kallakun, u spekulua së fundmi se mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë.
Dhe, këngëtarja ka reaguar shpejt për t’i hedhur poshtë këto raportime, duke i quajtur ato si të pavërteta. Në një seri postimesh në InstaStory, ajo ka komentuar mbi raportimet e mediave në Kosovë e Shqipëri që spekulonin për shtatzaninë e saj.
“Kur të japim lajmin e vërtet në të ardhmen, nuk do të na besojë më njeri”,shprehet fillimisht Xhensila. Në serinë tjetër të postimeve, ajo publikon mediat që kanë raportuar për lajmin e shtatzanisë por duke i ironizuar ato.