Dua Lipa si një yll i vërtetë edhe në botën e modës
Dua Lipa edhe një herë ka treguar se jo vetëm është performuese e jashtëzakonshme, por gjithashtu edhe një yll mode. Bukuroshja ka performuar në një emision të një radio në Kaliforni. Ajo ka realizuar një intervistë dhe është takuar me stafin, e madje edhe ka performuar në një mbrëmje speciale të mbajtur në San Jose.
Edhe këtu Dua ka tërhequr vëmendjen me dukjen e saj me ngjyra të hapura, një kombinim i ngjyrës së kuqe dhe ngjyrës oqeanike, fluroshente në pjesën e poshtme. Fokusi i yllit shqiptar ka qenë Amerika së fundmi, ku ajo realizoi edhe një seri performancash me yje si Bruno Mars dhe Coldplay. Dua po shijon gjithashtu suksesin e albumit dhe turneut të titulluar me vet emrin e saj.