Greta Koçi tërheq edhe njëherë vëmendjen me fotot e saj
Greta Koçi vazhdon me publikimin e fotografive, në të cilat ajo pozon me fustane dhe veshje të ndryshme. Këngëtarja duket për mrekulli në imazhet e reja, të cilat kanë marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Disa prej fotografive, ajo i ka shoqëruar edhe me mesazhe të shkruara pranë fotografive.
“Besoni në vetvete dhe do të jeni të pandalshëm”, është mesazhi i këngëtares në përshkrimin e njërës prej fotografive. Për sa i përket karrierës muzikore, Greta javë më pare, solli këngën e re me titull “Përsëri”, e cila është pëlqyer nga fansat e saj.