E pamundura nuk ekziston për Dua Lipën, “New Rules” renditet në vendin e parë nga revista “Time”
Suksesi i “New Rules” nga Dua Lipa ska të ndalur. Revista prestigjoze “Time”, e ka renditur në vendin e parë të këngëve më të mira të vitit 2017.
Kënga “Despacito”, që shumë e kanë konsideruar favorite për vendin e parë, nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankees është në vendin e tretë. Pikërisht, në vendin e parë është Dua Lipa, e cila ka pushtuar zemrat e të gjithëve me “New Rules”.
“Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për rregulla të reja sikurse viti 2017 dhe këngëtarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër vendosi pikërisht rregulla të reja me hitin viral që ishte në kokën e të gjithëve. Është një këngë që flet se si të mos sillemi pas një ndarje, sigurisht, por është edhe himn për kujdes ndaj vetes në një moment kur shumë prej nesh ndihemi keq. Me një popullaritet të jashtëzakonshëm nga një klip i cili shfaqë koreografinë “cool’ të vitit, “New Rules” është edhe plot stil si fantazi e fuqisë femërore, është triumf”, shkruan në vlerësimin e saj revista “Time”.
Për Dua Lipën ky është një prej vlerësimeve më të mëdha në karrierën e saj. Ky vlerësim, pa dyshim se e bën vitin 2017 më të suksesshmin për këngëtaren shqiptare me famë botërore.