Ed Sheeran dhe Rihanna këngëtarët më të dëgjuar për vitin 2017 në Spotify
Platforma për muzikën online ”Spotify” ka thënë se Ed Sheeran është këngëtari më i dëgjuar pasi pati 6.3 miliardë dëgjime në vitin 2017.
Ai po ashtu pati edhe albumin më të suksesshëm të vitit, “Divide” me 3.1 miliardë transmetime dhe top-këngën “Shape of You” me 1.4 miliardë dëgjime.
“Spotify” thotë se pati rritje të zhanrit hip-hop për 74% në vitin e shkuar, ndërsa muzika latine për 110%.
Ndërkohë Rihanna u shpall artistja më e dëgjuar femër në mbarë botën, edhe pse nuk bëri album.