Pink ka 7 këshilla për vajzën e saj…
Pink nuk ndihet aspak në siklet për sjelljen e saj të çuditshme dhe ajo dëshiron që vajza e saj 5-vjeçe, Willow, të ketë besim në vetvete.
Këngëtarja ka dhënë 7 këshillat për vajzën e saj:
1. Djemtë ndoshta nuk të meritojnë. Ata duhet të jenë të sjellshëm, të respektueshëm. Ata duhet të jenë bujarë dhe të sillen mirë me nënat e tyre.
2. Arsimohu. Kur unë isha e vogël thosha vetëm jo… duhet ta dish ekzaktësisht se çfarë do të bëhesh.
3. Sillu çuditshëm. Eshtë shumë e mërzitshme të jesh normale.
4. Nuk ka sukses pa dështim. Provo gjëra të ndryshme. Kur ajo të bëjë atë që i pëlqen, çfarëdo qoftë, unë do e mbështes.
5. Mos thuaj gjëra negative. Unë kam një rregull… Ne nuk themi gjëra negative dhe nuk themi gjëra nëse vërtet nuk i ndjejmë.
6. Kujtohu që fjalët janë të fuqishme. Përpiqem të shoh se si flas për veten time në sy të saj.
7. Tregohu e sinqertë me veten tënde. Dua që ajo të thotë të vërtetën e saj.